Lajme

Ferizaj, protestohet kundër vrasjes së grave dhe fëmijëve

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 17 August 2018

Kolektivi i aktivistëve dhe organizatave joqeveritare në Ferizaj do të protestojnë sot në qendrën e qytetit në ora 12:00.

Kjo protestë është në vazhdën e protestave që u mbajtën në Gjakovë dhe Prishtinë pas vrasjes në fshatin Brekoc të Gjakovës, ku u ekzekutuan nëna dhe vajza e saj 9-vjeçare.

“Kjo protestë mbahet si vazhdim i organizimit të protestës në Gjakovë, dhe në Prishtinë! Neglizhenca dhe mos llogaridhënia e institucioneve tona duhet të ndëshkohet! Jeta e vajzave dhe grave vlen njëlloj si e burrave, dhe askush nuk ka të drejtë të ta cenojë atë”, thonë organizuesit e protestës.

-Advertisement-

“Ne kërkojmë përgjegjësi dhe seriozitet kur bëhet fjalë për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, ku me këtë rast ftojmë vajzat dhe djemtë, burrat dhe gratë të na bashkohen sepse bashkërisht zëri ynë është më i fuqishëm dhe këmbon më fort për institucionet; për ato/ata që nuk kujtohen se fëmijët dhe gratë janë njerëz”, thuhet në njoftim.

“Dil, e trego se ti nuk pajtohesh me vrasjen e fëmijëve dhe grave. NE NUK PAJTOHEMI, Ne kundërshtojmë dhe e dënojmë një gjë të tillë. Takohemi para Kuvendit Komunal, vazhdojmë deri te policia dhe gjyqësia, dhe kthehemi prape tek Kuvendi”, thuhet në komunikatën e kolektivit të aktivistëve.

Protesta është thirrur pas rastit tragjik që ndodhur pasditen e 7 gushtit në Brekoc të Gjakovës.

Një grua 40-vjeçare dhe vajza e saj 9-vjeçare mbetën të vrarë me armë zjarri.

I dyshuari kryesor i këtij rasti është bashkëshorti i viktimës, Pjetër Nrecaj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera