Sport

Ferizaj po lulëzon, me transferime edhe sonte ‘bombardon’

Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 17 June 2021

Klubi i Ferizajt ka vazhduar me përforcimin e skuadrës për sezonin e ri, ku synim të vetëm do ta kenë inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Ferizajasit në mbrëmjen e së enjtes kanë prezantuar edhe dy futbollistë të ri.

Albion Kurtaj dhe Ardian Selimi janë dy lojtarët që kanë arritur marrëveshje me Ferizajn.

-Advertisement-

Të dy këta futbollistë janë prezantuar në ambientet e stadiumit të qytetit të Ferizajt, në prani të bordit të klubit.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të klubit ferizajas./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera