Lajme

Ferizaj, një person po kërkohet për dhunë në familje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 26 July 2023

Një person është në kërkim policor në Ferizaj. Sipas Policisë, ai po kërkohet për dhunë në familje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Në shtëpinë e personit, me inicialet E.B., janë konfiskuar dy armë, një pushkë automatike dhe një pistoletë.

“Policët e rendit e më pas edhe policët hetues i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në prani të avokatit me detyrë zyrtare dhe dy dëshmitarëve, kanë realizuar një urdhër kontroll në shtëpinë e të dyshuarit E.B (M/K) i moshës 54 vjeçar, ku janë gjetur e më pas janë konfiskur: një armë zjarri pushkë automatike me 139 fishekë dhe një tjetër armë zjarri (pistoletë) me 6 fishekë.”, ka bërë të ditur Policia.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera