Sport

Ferizaj në “gjumë”: ‘Ujqit’ kanë një kërkesë për kryetarin e Komunës!

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 03 June 2018

Njëra nga skuadrat të cilat u ngritën në Superligë, Ferizaji, ende nuk ka arritur të nënshkruaj me ndonjë lojtarë.

Duke e parë klubin e tyre në gjumë, kanë reaguar tifo-grupi ‘Ujqit’ ku i kanë bërë thirrje kryetarit të Komunës që ta bëjë përzgjedhjen e donatorëve sa nuk është bërë vonë.

“Ftojm publikisht Kryetarin e Komunës që sa më shpejt të bëjë përzgjedhjen e Donatorve që kanë ndërmend të investojn në Klub pasi që tani është Koha,sepse duke qëndruar në gjumë nuk mund të arrim asgjë,dhe pastaj mund të bëhet shumë Vonë

-Advertisement-

Inkuadrimi në Superlig ishte një lajm që na gëzoj të gjithëve por për tu përgaditur për Superlig duhet shumë punë dhe shpresojm që të reflektoni sa më parë.

Ferizaj meriton një Skuadër stabile në Superligë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera