Lajme

Ferizaj ndan 10 mijë euro për zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 29 November 2019

Anëtarët e Kuvendit të Komunës të Ferizajt, u mblodhën sot në seancën e rregullt mujore, ku në shenjë solidariteti me banorët e zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri, kanë ndarë 10 mijë euro.

Seanca nisi me një minutë heshtje dedikuar viktimave që shkaktoi tërmeti ditë më parë në Shqipëri.

Me propozimin e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, u fut edhe një pikë e re e rendit të ditës, që ka të bëj me ndihmën në vlerë financiare prej 10,000 eurove për banorët e zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

-Advertisement-

Sipas njoftimit të komunës, arsyetimin e kësaj pike e bëri drejtorja e Financave, Sebahate Ajeti Sadiku e cila tha se me autorizimin e kryetarit të Komunës dhe miratimin nga Kuvendi, përkundër vështirësive buxhetore që ka Komuna e Ferizajt, në shenjë solidariteti me banorët e zonave të prekura nga tërmeti, ndahen 10,000 euro, si vazhdimësi e mbështetjes që ka dhënë Komuna e Ferizajt për këtë qëllim, duke ndihmuar, organizuar e mbështetur drejtpërdrejt grupet e ndryshme komunitare.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera