Sport

Ferizaj liron të gjithë futbollistët

Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 16 January 2019

Konfirmohet edhe zyrtarisht kriza te Ferizaj. “Ujqit” nuk i’a kanë dalë të mbledhin forcat për tu organizuar dhe për të gjetur zgjidhje më të mirë se lirimi i gjithë futbollistëve, shkruan Gazetasheshi.com.

Disa futbollistë në kushte anonimiteti i kanë thënë ekskluzivisht Gazetasheshi.com se drejtuesit e klubit u kanë thën se të gjithë futbollistët janë të lirë dhe mund ti marrin dokumentacionet për tu transferuar në ndonjë skuadër tjetër.

Mesfushori Qëndrim Dautaj dhe sulmuesi Florim Berbatovci janë futbollistët e fundit që i kanë thënë lamtumirë ekipit të Ferizajt, ndërkohë mësohet se disa futbollistë kanë pranuar të qëndrojnë pa kushte.

Deri më tani ndarjen me “Ujqit” e kanë konfirmuar: Ivan Istatova, Bunjamin Asani, Dren Gashi, Albert Kaqiku, Genc Hamiti, Qëndrim Dautaj dhe Florim Berbatovci.

-Advertisement-

Nga skuadra është larguar gjithashtu edhe trajneri Afrim Tovërlani.

Ferizaj me shumë mundësi pranverën do ta nis me ekipin e juniorëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera