Ferizaj, intervenohet për parandalimin e vërshimeve
Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 10 August 2018
Inspektimet në punime të ndryshme infrastrukturore kanë vijuar gjatë ditës së sotme edhe në zonën e qytetit, përkatësisht në rrugën “At Nikë Prela” ku Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe drejtori i infrastrukturës Arbër Bytyqi kanë parë nga afër punimet që po realizohen në këtë projekt.
Projekt ky që përfshin rregullimin e kanalizimit atmosferik dhe fekal në këtë zonë, zonë kjo që paraqet një nga pikat e vërshueshme në zonën urbane.
Sipas kumtesës për media, për ta tejkaluar këtë problem dhe problemet që kanë banorët e kësaj zone me kanalizimin fekal dhe atmosferik, Drejtoria e Infrastrukturës, po mbikëqyr detajisht mbarëvajtjen e punimeve.
Ky projekt dhe projekte të tjera përfshijnë masat për orientimin e punëve infrastrukturore në zonën qendër, zonën urbane, duke zgjidhur përfundimisht problemet e banorëve. Kjo paraqet qasjen e Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu që të orientoj investimet në qytet për shkak të gjendjes së rënduar infrastrukturore në disa pjesë të saj si dhe përmirësimit aty ku është e nevojshme, pa neglizhuar edhe investimet në zonën rurale.
Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi tha se ky projekt do të zgjidh problemin me vërshimet në këtë zonë si dhe problemet me kanalizimin atmosferik dhe fekal, kurse vitin e ardhshëm parashihet edhe asfaltimi tërësor i kësaj rrugice.
“Jemi në përfundim të punimeve për kanalizimin fekal dhe atmosferik, një projekt me vlerë rreth 50mijë euro, që ka rreth 250 metër kanalizim atmosferik dhe fekal. Është një zonë kjo shumë e ndieshme e qytetit të Ferizajt e cila është ballafaquar tri vitet e fundit me vërshime dhe me përfundimin e këtij projekti do të zgjidhet përfundimisht problemi i vërshimeve në këtë zonë si dhe problemet me kanalizimin që kanë qenë në këtë zonë. Edhe ky projekt është në kuadër të strategjisë sonë për investime në zonën urbane, fokusi ynë dhe i Kryetarit të Komunës është që të orientohemi më shumë me punë në qytet dhe kjo është njëri ndër ato projekte. Në këtë vit është paraparë përfundimi i kanalizimit atmosferik dhe fekal, ndërsa për vitin e ardhshëm, parashihet komplet asfaltimi i kësaj rrugice” tha Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.
Ky projekt ka një kosto afërsisht 50 mijë euro dhe parasheh rregullimin e 250 metër kanalizim atmosferik dhe fekal.
Të tjera
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...