Lajme

Ferizaj i kthen shpinën PDK-së – Vetëvendosje në epërsi me mbi 50% të votave

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 10 February 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e mbi 90% të votave në Komunën e Ferizajt.

Edhe pse kjo komunë udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës, aktualisht është Lëvizja Vetëvendosje ajo që kryeson me 51.08% të votave. Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 27.49%.

Në vendin e tretë pozicionohet Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.82%, e ndjekur nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me 3.19%. Ndërsa Koalicioni për Familje ka siguruar 1.81% të votave.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera