Lajme

Ferizaj: I hyn në banesë dhe e sulmon me thikë, arrestohet i dyshuari nga Policia

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 24 January 2021

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti kishte hyrë në banesën e viktimës mashkull kosovar dhe kishte tentuar që ta godas me një mjet të mprehtë (thikë).

Rasti ka ndodhur dje, ku viktima kishte pësuar lëndime në dorë pasi ishte ballafaquar me të dyshuarin.

Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë nga policia:

Rr. Ilir Konushevci, Ferizaj 23.01.2021 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte hyrë në banesën e viktimës mashkull kosovar dhe kishte tentuar që ta godas me një mjet të mprehtë (thikë). Viktima kishte pësuar lëndime në dorë pasi ishte ballafaquar me të dyshuarin. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera