Lajme

Ferizaj: I bënë për spital Policët që i shqiptuan gjobë për maskë

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 06 April 2021

Dy policë kanë kërkuar tretman në spitalin e Ferizajt pasi që janë rrahur nga një person.

Ngjarja kishte ndodhur pasi policia i kishte shqiptuar gjobë për mos mbajtje të maskës, shkruan Gazeta Infokus.

A pati efekte anësore vaksina? Flet infektologu i parë në Kosovë që u vaksinua kundër COVID-19

-Advertisement-

Kështu i dyshuari ishte revoltuar dhe kishte sulmuar ata.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raporit 24-orësh.

Ngjarja sipas Policisë ka ndodhur të hënën rreth orës 20:40 në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizja.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte sulmuar fizikisht dy zyrtar policor derisa kishin qenë në kryerje të detyrës zyrtare zbatimin e planit – masat parandaluese për Covid-19.Të dyshuarit për mos mbajtje të maskës nga policët iu kishte shqiptuar gjoba dhe i njëjti në shenjë revolte kishte kanosë dhe sulmuar policët të cilët si pasoj kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera