Ferizaj, hapet panairi me prodhime bujqësore
Autori: Gazeta inFokus
13:43 | 02 August 2018
Organizuar nga Iniciativa për Komunitetin e Kosovës (IKC) në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë të Komunës së Ferizajt, këtë të enjte është bërë hapja e panairit me prodhime bujqësore.
Nga afër fermerët që po marrin pjesë në këtë panair, i ka vizituar edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, së bashku me nënkryetarin Naim Feratin, si dhe drejtorët e Drejtorive komunale.
Me këtë rast kryetari Aliu, është shprehur jashtëzakonisht mirë, në hapjen e këtij panairi, duke theksuar se kështu bëhet edhe promovimi i produkteve vendore.
“Ky panair me bëri të ndihem jashtëzakonisht mirë, jashtëzakonisht falënderues për punën dhe angazhimin që bëjnë këta fermer të pa lodhur, këta fermerë që i kam çmuar dhe do i çmoje gjithmonë, sepse janë pjesa që jetojnë tamam me djersën e tyre dhe ne pikërisht duke çmuar djersën e tyre tashmë jemi bërë gjithnjë e më shumë aleatë më të fuqishëm të tyre dhe çdo ditë e punës sonë do të tregoje që kjo aleancë do të zgjasë, sepse jemi shumë të sigurt që duke mbështetur dhe organizuar panaire të tilla, bëjmë një shërbim shumë të rëndësishëm për konsumimin e sigurt që sot ju duhet qytetarëve të Komunës së Ferizajt dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka potencuar kryetari Aliu, duke shtuar se produktet të cilat i pa në këtë panair të gjitha ishin të cilësisë së lartë dhe bio.
“Sigurisht se u ndjeva mirë nga ajo që pashë sepse përveç që pashë fermerë të vyeshëm, pash produkte cilësore, produkt bio, që sot gjithnjë e më shumë kanë munguar e që tash dal ngadalë me këtë mbështetje që ne po bëjmë gjithsesi konsumi do të ije dhe do të shtohet. Unë kam thënë se Ferizajt, çdo ditë është me ngjarje të reja, me promovime, panaire ja edhe sot jemi në një ditë të tillë, para disa dite ne kishim panairin që e kemi organizuar në Ferizaj për konsumim të produkteve vendore dhe ishim shumë të lumtur që ishte një panair me produkte kombëtare për të zgjuar dhe shtuar ndjejnë e konsumimit të këtyre produkteve, për të fuqizuar komunitetin e biznesit që merret me prodhime vendore dhe njëkohshëm për të përmirësuar edhe mirëqenien sociale dhe njëkohshëm për të shtuar edhe numrin e punëtoreve. Edhe sot po jemi dëshmitare të një organizmi tjetër panair të prodhimeve bujqësore, e falënderoj IKC- në që kemi nënshkruar një marrëveshje të tillë”, ka thënë kryetari Aliu.
Ndërsa Ekrem Bajrami, drejtor ekzekutiv i organizatës Iniciativa për Komunitetin e Kosovës (IKC), ka thënë se në këtë panair po marrin pjesë mbi 50 fermerë me produktet e tyre. Ai ka falënderuar edhe komunën e Ferizajt, që ndihmoi mjaft shumë në organizimin e këtij panairi. Ky panair do të jetë tre ditore, ndërsa po organizohet në kuadër të ‘Ditëve të Diasporës Ferizaj 2018”.


T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
































