Lajme

Ferizaj, gjobiten dy shoferë që u raportuan nga qytetarët për kundërvajtje

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 12 May 2023

Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur dy shoferë pasi të njëjtit janë raportuar nga qytetarët për kundërvajtje në komunikacion rrugor.

Sipas Policisë, të dyja rastet qytetarët i kanë raportuar përmes videove.

Policia Rajonale e Ferizajt me datën 09.05.2023 ka pranuar një informacion ( video sekuencë), nga një qytetar për një person që ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion , duke bërë tejkalimin në vijë të plotë në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik , afër qendrës ‘Milenium Resort’ .

-Advertisement-

“Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme, ka identifikuar shoferen F.K e moshës 51-vjeçare, të cilën e ka ftuar në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ajo në tërësi e ka pranuar kundërvajtjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor 150 euro, 2 pikë negative dhe tre (3) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit”.

Ndërsa me datën 11.05.2023 policia ka pranuar një tjetër informacion ( video sekuencë), nga një qytetar për një person që ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion , duke bërë tejkalimin e kolonës së automjeteve në rrugën ‘’Bedri Asllani’’ në Ferizaj.

“Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme, ka identifikuar personin R.B (M/K) i moshës 21 vjeçar, të cilin e ka ftuar në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ai në tërësi e ka pranuar kundërvajtjen e shkaktuar dhe që nuk e kishte të fituar të drejtën për ngasje (pa patentë shoferi) . Ndaj tij policia inicioi fletëparaqitje kundërvajtëse për gjykatë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera