Lajme

Ferizaj: E paraburgosura ua vë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave në qeli

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 15 Janar 2022

Një grua që po mbahej në paraburgim në Ferizaj, ua ka vënë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave që ishin në qeli.

Policia ka bërë me dije se njësiti i zjarrëfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.

“Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Njësia policore ka intervenuar menjëherë dhe më pas i kanë shpërndarë të dyshuarit nëpër qendra të tjera të mbajtjes.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy