Lajme

Ferizaj: Arrestohet një 22-vjeçar, iu gjetën tri qese me marihuanë

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 20 April 2023

Një person i moshës 22-vjeçare është arrestuar në Ferizaj, pasi të njëjtit i janë gjetur tri qese me substancë narkotike.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar nga prokuroria, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore.

“Policët e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 05:15 në rrugën ‘’Hysen Tërpeza’’ në Ferizaj, gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet Shkoda me targa vendore. Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të personave, shoferit dhe dy pasagjerëve, tek njëri pasagjer D.E (M/K) i moshës 22 janë gjetur tri qese me substancë narkotike, të dyshuara me marihuanë”.

-Advertisement-

“I dyshuari D.E është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj  dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore,  ndërsa rasti është cilësuar ‘’Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge’’, thuhet në njoftimin e policisë.\

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera