Lajme

Ferat Shalën e pret në kullë ky person i rëndësishëm i UÇK’së

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 19 January 2021

Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së martë është pritur në kullën e Isuf Gashit në Drenovc.

Shala, ka thënë se Isuf Gashi  është njëri nga më qëndrestarët e luftës së Kosovës për liri, shkruan Gazeta inFokus.

“Në Odën e Bacës së Madh të UÇK-së, Isuf Gashit, në Drenovc të Anadrinit. Tregimi për Bacën e UÇK-së, është njëri nga më qëndrestarët e luftës sonë për liri. Sakrificat dhe shërbimet që ia bëri për Kosovën, kurrënjëherë nuk mund të shpaguhen me asnjë lloj çmimi. Shtëpia e tij qysh herët u bë njëra nga bazat kryesore të UÇK-së, kurse vet ai njëri prej luftëtarëve të orëve të para. Kur krisi lufta frontale më 1998 Baca doli në istikame dhe si një burrë trim u dha zemër djemve trima të Anadrinit e Llapushës, në betejat më të përgjakshme. Në njërën nga to, në Betejën e Rahovecit, mori plagë të rënda. Edhe për kundër moshës, plagët nuk e ligështuan, as nuk e mposhtën. Baca sërish iu kthye betejave, deri në fitoren e plotë, më 1999”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Gjithashtu, Shala është shprehur se plaku nga Drenovci vazhdon të pres miq në kullën e tij dhe e gëzon lirinë për të cilën dha shumë.

Kujtojmë se Ferat Shala është kandidat për deputet nga radhët e PDK’së në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen me 14 shkurt./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera