Lajme

Ferat Shala: Zemra e rinisë së Drenasit rrah për PDK-në

Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 26 January 2021

Ferat Shala, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se zemra e rinisë së Drenisit rrah për këtë parti.

Shala, ka shkruar se koha e PDK’së po vjen sepse rinia e Drenasit e ka vendosur këtë, shkruan Gazeta inFokus.

“Zemra e rinisë së Drenasit rrah për Partinë Demokratike të Kosovës. Rinia dhe Veteranët sot folën në Drenas: koha e PDK-së po vjen!”, ka shkruar Shala.

-Advertisement-

Ai, gjithashtu ka thënë se gjatë këtij takimi e kanë shpalosur edhe programin e PDK’së, së bashku me kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj

“Takime me plot demokratë entuziastë ku programin elektoral “Rimëkëmbje” e shpalosëm bashkë me kandidatin tonë për Kryeministër, z. Enver Hoxhaj. Hoxhaj mori sot në Drenicë mbëshetje të fuqishme për ta qeverisur Kosovën në katër vitet e ardhshme. Sipas Kryeministrit të adhshëm, Kosova kurrë nuk mund t’ua kompensoj sakrificën me armë të djemve dhe vajzave të Drenicës”, u shpreh ai./Gazeta inFokus/

Zemra e rinisë së Drenasit rrah për Partinë Demokratike të Kosovës. Rinia dhe Veteranët sot folën në Drenas: koha e…

Posted by Ferat Shala on Tuesday, January 26, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera