Lajme

Ferat Shala thotë se PDK do t’i zgjidh hallet e banorëve të Drenicës

Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 20 January 2021

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë ka dëgjuar nga afër hallet dhe kërkesat e banorëve të Drenicës.

Përmes një postimi, Shala ka shkruar se me programin e rimëkëmbjes së PDK’së, do i kushtohet rëndësi e veçantë rajonit të Drenicës, shkruan Gazeta inFokus.

“Së bashku me kryetarin e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, Sejdi Hoxha, sonte kishim një takim me aktivistët dhe strukturat e nëndegës së PDK-së, në fshatin e lindjes së kryetarit të degës në Domanek. Nga afër dëgjuam hallet dhe kërkesat e banorëve të kësaj ane dhe shpalosëm pjesë nga programi i Rimëkëmbjes, i cili padyshim që ka vënë një theks të veçantë për rajonin e Drenicës”, ka shkruar ai./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera