Ekonomi

Ferat Shala thotë së BQK shtyri vendimin për dinarin: Për këta tre muaj kryeministri harron që Kosova ka Kushtetutë

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 13 February 2024

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se Banka Qendrore e Kosovës e ka shtyrë për tre muaj vendimin për dinarin.

Përmes një postimi në Facebook, Shala ka thënë se për këta tre muaj kryeministri Albin Kurti harron që Kosova ka Kushtetutë.

“Për këta tre muaj Kryeministri harron që Kosova ka Kushtetutë. Për këta tre muaj Kryeministri ka kohë që të prodhojë një krizë tjetër. Për tre muaj ka kohë të përgatisë militantët për krizën improvizuese të ardhshme.

-Advertisement-

Kryeministër, kush e lëshoj bajrakun?”, ka shkruar Shala.

Kujtojmë që nga 1 shkurti i këtij vitit ka hyrë në fuqi vendimi që dinari serb të mos përdoret në Kosovës për as njëlloj pagese./Gazeta Infokus/

Vizitoni kanalin tonë në Youtube:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera