Lajme

Ferat Shala takon Ramiz Lladrovcin: Drenica pret edhe më tej shërbime për Rimëkëmbjen e vendit

Autori: Gazeta inFokus 20:04 | 17 January 2021

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, është takuar me krytarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin.

Me të, ka thënë, se i ndajnë mbi 30 vjet veprimtari të përbashkët.

“Gjatë tërë këtyre viteve ai mbeti çdo herë këmbëngulës në realizimin e idealeve për vendin tonë, pa pyetur kurrë për çmimin e sakrificës. Ashtu siç ishte në luftë – plot energji dhe optimizëm, po kështu është edhe tani në kohë paqe”, ka shkruar Shala.

-Advertisement-

“Në Librin e Përshtypjeve në zyrën e tij, reflektova për të kaluarën, të tashmën dhe të ardhmen tonë të përbashkët, me fjalët:
Drenica pret edhe më tej shërbime për Rimëkëmbjen e vendit”, ka përfunduar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera