Lajme

Ferat Shala takon djalin e heroit Halim Bajraktarit

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 27 January 2021

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Ferat Shala është takuar me djalin e heroit Halim Bajraktari.

Bajraktari, ka qenë luftëtar i Kosovës ndërsa emrin e tij e mban edhe i biri, shkruan Gazeta inFokus.

“Me Halim Bajraktarin e Ri. Halimi me krenari mban emrin e babait të tij, Heroit të Kosovës – Halim Bajraktarit. Nga shumë ushtarët që i kam njohur gjatë kohës së luftës, me shumë respekt e kujtojë Halim Bajraktarin nga Çikatova e Re. Para luftës Halimi ka qenë aktivist politik në Këshillin për Financim, kurse luftës iu bashkua në pranverë të vitit 1998, duke u bë pjesë e njësitit “Pëllumbi”. Halim Bajraktari shërbeu si një ushtar trim në beteja, kurse shembullor në përgjegjësi, derisa ra heroikisht më 18 prill të vitit 1999 në pozicionet te Shkëmbi i Gradinës. Bashkë me Halim Bajraktarin aty kanë rënë dëshmorë edhe Mentor Morina nga fshati Arllat dhe Ramadan Bytyçi nga fshati Gjergjaj”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Gjithashtu , Shala ka treguar se Halim Bajraktari i ri, është edhe  anëtar i kryesisë së PDK’së në Drenas.

“Halim Bajraktari i Ri, për shumëçka i ka ngjarë babait të tij. Është djalë me shumë dinjitet. Si anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Dega në Drenas, Halim Bajraktari kryen punë me përgjegjësi, me një qasje të lartë etike, njerëzore e kombëtare”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Ferat Shala garon me numrin 14 në listën e PDK’së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera