Lajme

Ferat Shala priti në takim oficerin komandues të trupave të parë britanike që hynë në Kosovë me 12 qershor 1999

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 10 June 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka pritur sot në takim Brigadier Paul Gibson, oficer komandues i Batalionit të Parë të Regjimentit të Parashutistëve, trupat e para britanike që hynë në Kosovë më 12 Qershor 1999.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, tha se ky takim i riktheu kujtime dhe emocionet e atyre ditëve të rëndësishme për vendin tonë, shkruan Gazeta Infokus.

“Kujtuam momentet e lavdishme kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës nga Gryka e Llapushnikut dhe Forcat Britanike nga Gryka e Kaqanikut, u drejtuan në Prishtinë, për të çliruar përfundimisht Kosovën. Ky takim na riktheu kujtimet dhe emocionet e atyre ditëve të rëndësishme për vendin tonë. Mirënjohje të përjetshme për bashkëpunimin dhe miqësinë tonë të çmuar!”, ka shkruar Shala./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera