Lajme

Ferat Shala për problemet me energjinë: Qeveri e paaftë për menaxhim

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 28 December 2021

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, gjatë seancës së sotme ka kritikuar qeverinë për gjendjen me energjinë në Kosovë ditëve të fundit, shkruan Gazeta Infokus.

Ai e quajti të paaftë qeverinë në menaxhim dhe organizim, si dhe e akuzoi se ka bërë ndikim politik në një ndërmarrje publike

“Kjo nuk arsyetohet ndryshe veç paaftësi menaxhuese, paaftësi organizuese dhe ndikim politik në një ndërmarrje publike”, tha Shala nga foltorja e kuvendit.

Gjatë fjalimit të tij ai tha se ekipet profesionalet kanë qenë në presion politik që të mos veprojnë në kohë.

Deputeti i PDK-së po ashtu tha se edhe pse është paralajmëruar për prishje qeveria nuk ka ndërmarrë hapat me kohë dhe ka lejuar që problemi të thellohet./Gazeta Infokus/

Të tjera