Lajme

Ferat Shala: PDK i ka paraprirë lindjes së shtetit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 21 January 2021

Anëtari i PDK-së dhe kandidati për deputet i listës së kësaj partie, Ferat Shala në emisionin “N’Kuvend” të RTK-së ka thënë se PDK-ja i ka paraprirë lindjes së shtetit të Kosovës.

Ai tha se kjo parti e përgatiti opinionin dhe vendin për shpalljen e pavarësisë.

“Kjo u ruajt nga lidershipi i PDK-së që ishte edhe trashëgimi e luftës. PDK-ja ka rrugtuar me shtetin, ka kontribuar në lindjen e shtetit të Kosovës. Ne kemi qenë dhe jemi në vazhdimësi pjesë e Republikës së Kosovës e udhëhequr gjithmonë nga lidershipi i saj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli”, ka thënë Ferati.

-Advertisement-

Sipas tij, shteti i Kosovës ka lindur si rezultat i luftës çlirimtare, si rezultat i lëvizjes për çlirim dhe shtetndërtim.

“Njerëzit, vullnetarët, intelektualët dhe të gjithë u rreshtuan pas këtij qëllimi. Fati deshi që udhëheqësit e UÇK-së u rreshtuan në krijimin e një subjekti të ri, siç ishte PDK-ja”, ka thënë ai.

“Luftëtarët e vazhduan rrugëtimin në PDK dhe PDK-ja e vazhdon rrugëtimin me krenari si parti shtetformues, parti që i ka dhënë shumë shtetit dhe vendit nga lidershipi i saj. PDK-ja ka dalluar nga të gjitha subjektet tjera, konceptualisht dhe substancialisht, duke prezantuar ofertën për qytetarët e Kosovës në të gjitha etapat e saj”, tha tutje Shala.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera