Lajme

Ferat Shala ndan fotografinë e paharrueshme të ushtarit të UÇK-së me lot në sy: Sot Xhafer Kadiri një fermer i suksesshëm

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 21 January 2025

Kandidati për deputet me numër 16 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka publikuar një fotografi siç e quan ai të paharrueshme, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo fotografi i takon ditëve të lavdisë, të ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili shihet me lot në sy për bashkëluftëtarët e rënë.

Në atë foto është Xhafer Kadiri nga Rahoveci i cili ishte luftëtar i pashoq e ku sot është një pronar i një ferme të suksesshme.

-Advertisement-

“Një fotografi e paharrueshme e ditëvë të lavdisë – ushtari i UÇK-së me lot në sy për bashkëluftëtarët e rënë. Ai është Xhafer Kadiri nga Rahoveci. Një luftëtar i pashoq, një idealist i përjetshëm. Sot Xhaferi është pronar i një ferme të sukesesshme. Me Xhaferin bisedova për të kaluarën e përbashkët, për sfidat që kalon sot si ndërmarrës, por dhe për planin tonë që në të ardhmen të ndihmojmë prodhuesit vendorë. Kosova mundet më mirë dhe për prodhuesit vendorë do të jetë më mirë”, ka shkruar Shala.

Po ashtu ai tha se Kosova mund të jetë më mirë vetëm me një qeveri e cila e ka si prioritet mbështetjen e vereranëve të UCK-së.

“Kosova mund të jetë më mirë vetëm me një qeveri që ka si prioritet mbështetjen e veteranëve të UÇK-së. Sepse nuk ka të ardhme, pa respektuar të kaluarën. Prandaj, pas 9 shkurtit, me qeverinë e udhëhequr nga PDK-ja, do të bëhet më mirë edhe për veteranët dhe kategoritë e tjera të dala nga lufta e UÇK-së”, ka shkruar tutje Shala.

Ndryshe Ferat Shala në zgjedhjet e 9 shkurtit kandidon me numrin 16 nga PDK./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera