Lajme

Ferat Shala ka një dedikim të veçantë ndaj familjes Demaku

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 20 January 2021

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka postuar një foto me gjeneralin i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, familja Jahiri dhe vëllezërit e tij, janë më shumë se një histori, shkruan Gazeta inFokus.

“Me luftën dhe sakrificat e tyre Vëllezërit Demaku tashmë e kanë shkruar njërën nga faqet më të ndritshme të historisë së Kosovës. Familja Demaku, si një nga të paktat e Kosovës, dha shumë luftëtarë për lirinë, për pavarësinë dhe për shtetndërtimin; në luftë dha dëshmorë, ushtarë dhe komandantë të zotë – në paqe liderë të pashoqë”, ka shkruar Shala.

-Advertisement-

Shala ka shkruar se askush nuk e pagoi më shumë padrejtësinë dhe absurditetet e pasluftës, më shumë se Vëllezërit Demaku.

“Edhe pse dhanë shumë për lirinë, ajo për ta shpeshherë ka qenë e hidhur. Por, burgu i padrejtë ndaj vëllezërve të tij, Fadilit dhe Nexhatit, si dhe i katër vëllezërve Demaj, Jahir Demakut veçse ia shton krenarinë dhe mburrjen, sepse ai mbetet deri në fund një shpirt luftëtari”, ka përfunduar ai. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera