Lajme

Ferat Shala ia merr Nismës një aktor të njohur

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 17 January 2021

Aktori, Eqrem Berisha është anëtari më i ri i cili është bashkuar në Patinë Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur zyrtari i PDK’së, Ferat Shala, përmes një postimi.

Shala ka shkruar se Berisha ka vendosur që rrugëtimin politik të bëjë me Vatrën më të ngrohtë për të gjithë veteranët e luftës.

-Advertisement-

“Eqrem Berisha është njeri i veçantë. Ai kurrë nuk është bosh, gjithmonë me plot humor, plot mirësi dhe energji pozitive. Me lojën prej aktori të talentuar, me humorin origjinal, shpesh edhe me ironinë therëse, që prej shumë vitesh ai i na i bënë jetët tona më të hareshne, më fisnike. Bisedat me Eqremin gjithmonë janë përjetim i veçantë për mua, sepse bashkë ndajmë shumë kujtime të luftës dhe të angazhimeve të përbashkëta në UÇK. Ish-aktivist i NISMA Socialdemokrate, tani ai ka vendosur që rrugëtimin politik ta bëjë me Vatrën më të ngrohtë për të gjithë veteranët e luftës. PDK mbetet kurdoherë parti e vlerave liridashëse e shtetformuese, parti e vizioneve të qarta për të ardhëm e të gjithë qyetetarëve të Kosovës”, ka shkruar ai./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera