Ferat Shala: Fitorja befasuese e PDK-së ka emër, Kadri Veseli e Hashim Thaçi
Autori: Gazeta inFokus
19:46 | 12 February 2021
Pak orë para mbylljes së fushatës, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Ferat Shala, ka postuar një fotografi me Kadri Veselin.
Në postimin e tij, Shala ka thënë se fushata e këtij viti ishte më ndryshe, për arsyen e rrethanave pandemike, të cilat megjithatë nuk ndaluan takimet e tij me qytetarë të shumtë, miq, shokë e bashkëluftëtarë, shkruan Gazeta inFokus.
“Edhe pse të shtrënguar nga masat pandemike, për disa javë resht unë takova shumë qytetarë, shumë miq, shumë shokë, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë. Vizitova familje, shkolla, fakultete, fabrika, lagje, fshatra e qytete në krejt territorin e Kosovës. I pashë dhe i takova njerëzit e vështirësive, njerëzit e halleve dhe të sfidave, njerëzit të cilët ndajnë fatin e Kosovës në çdo rrethanë. Në secilin vend, në secilën situatë, nga secili qytetar, jam mirëpritur ngrohtësisht dhe përzemërsisht. Mirësia dhe shpresa e tyre më kanë dhënë edhe më shumë energji, më kanë motivuar e më kanë inkurajuar për shumë projekte të reja që na presin në të ardhmen”, ka shkruajtur Shala.
Ai ndër të tjera ka konfirmuar se është pozitiv me COVID-19 dhe ka thënë se kjo e ka penguar atë për të realizuar në përpikmëri planet e fushatës.
Gjithashtu Shala nuk ka harruar ta përmend as mungesën e Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli të cilët po gjykohen në Hagë. /Gazeta inFokus/
Fitorja ka emër
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Kanë mbetur pak orë nga koha kur fillon heshtja zgjedhore…Posted by Ferat Shala on E premte, 12 Shkurt 2021

T� tjera
-
Kaq para shpenzoi PDK nga korriku deri në shtator
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujo...
-
Për tre muaj, VV shpenzoi gati 270 mijë euro
Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, në ueb f...
-
Autostrada Prishtinë–Gjilan: Projekti që kaloi nëpër gjashtë qeveri dhe ende s’u përfundua
Makineritë e rënda qëndrojnë të fikura në disa pjesë të rrugës, ndërsa toka e...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq, trupi dërgohet për IML
Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Kamen të Leposaviqit. Sipa...
-
Abdixhiku kujton Ukë Bytyçin: LDK nuk harron
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kujtuar 24-vjetorin e vrasjes së Ukë By...
-
Rama: Nuk jap dorëheqje, jam i gatshëm për dialog
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje, pas ...
-
Haxhiu pritet me ceremoni shtetërore në Maqedoninë e Veriut
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizi...
-
Në shtëpinë e të dyshuarit për vra*sjen e Arlinda Zekajt gjenden ar*më, 153 fish*ekë, disa karikatorë dhe një sëpatë
Në shtëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. ...
-
Tension në Komisionin për Ekonomi, shkak mungesa e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës
Përplasje mes kryetarit të Komisionit për Ekonomi, Arben Mustafa, dhe anëtarë...
-
Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se sul*moi bashkëshorten dhe e largoi nga shtëpia
Një person është arrestuar në Vushtrri, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fiz...
-
Vëllai e bën për spital motrën në Ranillug
Një person është arrestuar në Ranillug, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt – sekuestrohen armë, municion dhe 115 gëzhoja në shtëpinë e të dyshuarit
Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi armësh, municioni dhe mjetesh të tj...

































