Lajme

Ferat Shala: Avdi Uka është simboli i njeriut të pamposhtur

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 22 January 2021

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës,  Ferat Shala, është takuar me ish pjesëtarin e UÇK-së, Avdi Ukën.

Shala ka thënë se Uka personifikon simbolin e njeriut të pamposhtur të Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

“Ndejat me Avdi Ukën janë gjithmonë kënaqësi e motiv. Emri i tij personifikon njeriun e pamposhtur të Kosovës. Në kujtesën tonë historike, Avdi Uka mbeti gjithmonë hero i gjallë i minatorëve kosovarë. Në minierat e “Trepçës” ai u kalit si punëtor i paepur dhe si luftëtar që s’njeh dorëzim. Betimin që e kishte bërë para shokëve minatorë më 1989 – se kurrë nuk do të dorëzohej para se armikut, e bëri dëshmi dhjetë vjet më vonë kur me pushkë në dorë iu bashkua radhëve të UÇK-së. Avdi Uka është simboli i njeriut të pamposhtur të Kosovës”, shkruan Shala./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Ndejat me Avdi Ukën janë gjithmonë kënaqësi e motiv. Emri i tij personifikon njeriun e pamposhtur të Kosovës. Në…

Posted by Ferat Shala on Thursday, January 21, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera