Lajme

Ferat Shala akuzon Qeverinë: Po e dëmtoni sektorin energjetik të vendit

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 23 September 2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala në fjalën e tij në seancën e Kuvendin e Kosovës, ka adresuar kritika drejt Qeverisë se janë duke e dëmtuar sektorin energjetik të vendit.

Ai thotë se Qeveria nuk ka analizë për efiçencën e energjisë elektrike.

“Efiçencën e energjisë po e goditni shumë. Jeni marrë me bojlera, habitna që nuk keni një analizë më të thuktë. Pse po humbim kohë deri në pranverë. E keni gabim, po futeni diku që nuk do të sjell asgjë. Në njërën anë kërkoni efiçencë dhe në anën tjetër goditni atë. Silleni strategjinë dhe të shohim se çka keni planifikuar”, ka thënë Shala.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera