Lifestyle

Fenomeni i pazakontë në Mars, forma që ngjajnë shumë me pemët

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 30 October 2023

Një sondë hapësinore që vëzhgon planetin nga orbita e Marsit ka kapur atë që duket shumë si pemë pranë polit verior të planetit të kuq.

A kanë përfunduar tashmë spekulimet për ekzistencën e jetës në Mars? Kjo është ndoshta ajo që shumë përdorues të internetit po pyesnin kur filluan të qarkullojnë fotot e çuditshme të marra nga sonda Mars Reconnaissance nga orbita e këtij planeti.

Pamjet e marra pranë polit verior të Marsit tregojnë struktura që ngjajnë shumë me pemët. Por kur shkencëtarët ekzaminuan fotot, të bëra në vitin 2010, ata zbuluan se ishte një iluzion optik.

-Advertisement-

Poli verior i planetit të kuq është i mbuluar nga ngrica e përhershme e bërë nga dyoksidi i karbonit të ngrirë (i ashtuquajturi “akulli i thatë”), ngjashëm me mënyrën se si akulli i ujit mbulon polet në Tokë.

Rreth Polit të ngrirë të Veriut në Mars është një “unazë” dunash që ngjajnë me dunat e rërës në shkretëtirat në Tokë. Ato janë të mbuluara me një shtresë të hollë pluhuri dhe copa akulli të thatë, shkruan portali ueb space.com. Ndërsa akulli i thatë fillon të shkrihet në kushte më të ngrohta, ai shtyn rërën e errët të bazaltit në sipërfaqen e dunave.

“Gjatë pranverës në Mars, dielli ngroh akullin dhe e bën atë të sublimohet drejtpërdrejt në avull, dhe gazi që rezulton heq pluhurin përreth dhe grimcat e rërës dhe ekspozon rërën e errët të bazaltit,” shpjegoi Candy Hansen, një anëtare e Mars Reconnaissance të NASA-s nga Universiteti i Arizonës.

Edhe pse këto “vija” të errëta na kujtojnë pemët, në realitet ato nuk janë të drejta, pra nuk “shikojnë” në ajër, por shtrihen në tokë.

Vetëm truri ynë i interpreton ato në atë mënyrë, pasi që imazhi me të vërtetë ngjan me imazhet e pemëve që ne njohim në Tokë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera