Sport

Fenerbahce prezanton Mesut Ozilin

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 27 January 2021

Gjatë ditës së sotme gjigandi turk, Fenerbahce, ka prezantuar Mesut Ozilin si transferimin me të ri, shkruan Gazeta inFokus.

Ozil u transferua tek Fenerbahce pas disa sezonesh të kaluara tek Arsenali, me të cilët së fundmi kishte prishur marrëdhëniet.

Reprezentuesi gjerman nuk kishte pasur asnjë paraqitje me Arsenalin që nga marsi i vitit të kaluar, madje ai ishte përjashtuar pezulluar nga stërvitjet.

-Advertisement-

Ozil ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me Fenerin dhe do të përfitoj tre milionë euro në vit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera