Sport

Fenerbahce ia cakton çmimin Vedat Muriqit, ja sa kushton sulmuesi kosovar

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 07 April 2020

Duke parë krizën financiare të krijuar se fundmi nga koronavirusi, Fenerbahce ka vendosur të ia caktoj çmimin sulmuesit kosovar, Vedat Muriqit, shkruan Gazeta inFokus.

Gjiganti turk është i gatshëm ta lë të lirë shtatlartin kosovar për 25 milionë euro.

Muriqi ka pasur një sezon fantastik me Fenerbahcen dhe interesimi për të ka qenë shumë i madh.

-Advertisement-

Ai është kërkuar edhe nga Jose Mourinho i Tottenhamit si dhe nga shumë skuadra tjera në Evropë.

Sulmuesi nga Prizreni është njëri nder lojtarët më të mirë te Fenerbahces, por kriza financiare e krijuar së fundmi nga koronavriusi ka bërë që skuadra turke të mendoj shitjen e kosovarit.

Vedat Muriqi këtë sezon në Superligën e Turqisë ka realizuar 13 gola në 23 paraqitje./Gazeta inFokus/

Fenerbahce rejected the fortune! Vedat Muriqi ... - Somag News

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera