Sport

Fenerbahce fiton derbin ndaj Basaksehirit, Vedat Muriqi shënon gol të bukur në fund të ndeshjes (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 25 January 2020

Fenerbahce e ka fituar derbin ndaj Basaksehirit me rezultat 2-0, në duelin e zhvilluar në kuadër të javës së 19-të në Superligën e Turqisë, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e parë për vendasit e realizoi Max Kruse në minutën e 72’, ndërsa golin e dytë dhe të fundit në këtë takim e shënoi sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili realizoi një gol të bukur në minutën e 86’ të ndeshjes për rezultatin përfundimtar 2-0.

Pas kësaj fitore Fenerbahce ka kaluar në pozitën e dytë në tabelë me 37 pikë, ndërsa Basaksehiri zbret në pozitën e tretë me një pikë me pak./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera