Sport

Fenerbahce e ulë çmimin e Muriqit për këtë skuadër, mbetet vetëm finalizimi i marrëveshjes

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 05 August 2020

Fenerbahce dhe Lazio janë në bisedime në mënyrë që të arrihet një marrëveshje e mundshme për transferimin e Vedat Muriqit.

Lazio besohet që ka bërë ofertë prej 18 milionë eurove për futbollistin kosovar mirëpo Fenerbahce ka kërkuar 21 milionë për futbollistin, transmeton Gazeta Sinjali.

Kurse tani sipas raportimeve të fundit tregohet që Fenerbahce e ka ulur çmimin e Muriqit për Lazion, duke kërkuar kështu 20 milionë euro për të.

-Advertisement-

Po ashtu pritet që brenda 2-3 dite edhe të përfundojnë bisedimet dhe të arrihet marrëveshja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera