Shëndetësi

Femrat të cilat asnjëherë nuk kanë bërë seks po lindin fëmijë, përmes IVF-së

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 15 May 2017

Është rritur numri i femrave të cilët lindin fëmijë përmes IVF-së – pavarësisht se asnjëherë nuk kanë bërë seks, thonë doktorët,

25 vajza të reja në Mbretërinë e Bashkuar, të gjitha heteroseksuale dhe në vitet e tyre të 20’ta, kanë kërkuar zgjedhur IVF-në përgjatë pesë viteve të kaluara sepse ndjehen të gatshme të bëhen prind, kanë treguar doktorët për “Mail on Sunday”.

Disa prej vajzave të virgjra të cilat kanë lindur fëmijë pavarësisht se nuk kanë bërë ende seks, thonë se këtë vendim e kanë marrë sepse ende janë në pritje të partnerit të duhur, dhe disa tjera kanë thënë se frikësohen nga komplikimet psiko-seksuale.

-Advertisement-

Përderisa disa grupe religjioze thonë se fëmijët duhet të rriten në një familje tradicionale, doktorët pohojnë se këto nëna beqare shpeshherë janë më stabile emocionalisht dhe financiarisht sesa nënat që ndahen nga partneri pas lindjes së fëmijës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera