Shëndetësi

Femrat që punojnë natën rrezikojnë këtë sëmundje

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 01 July 2017

Shkencëtarët  amerikanë kanë  zbuluar lidhjen mes punës së natës dhe rrezikut të kancerit të vezoreve. Bëhet fjalë  për 49 për qind  më shumë mundësi për t’u prekur nga kjo sëmundje. Rezultatet te rreth 3 mijë të të studiuarve, i ka publikuar revista “Occupational and Environmental Medicine”.

Këtë rrezik e kanë  femrat më të mëdha se 50 vjeç. Kjo  është e mundur me ndryshimet në praninë e hormonit të gjumit, melatoninës, te femrat që punojnë natën. Kjo mund të ndikojë në efektin e hormonit të estrogjenit dhe paraqitjen e dëmtimit të ADN-së, sqarojnë shkencëtarët.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera