Lifestyle

Femrat i preferojnë meshkujt zeshkanë dhe shtatshkurtër; meshkujt i preferojnë biondinat me sy të kaltër

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 02 February 2018

Hulumtimet e ‘Match.com’ i kanë rrëzuar mendimet e mëparshme se femrat i preferojnë meshkujt e gjatë e të bukur.

Anketimi i kryer nga ky sajt i takimeve ka analizuar miliona anëtarë, dhe ka konstatuar se femrat i shohin si meshkuj idealë ata që janë të shkurtë dhe zeshkanë, transmeton Telegrafi.

Pra, ndonëse më herët meshkujt e gjatë janë vlerësuar si më të dëshirueshëm nga femrat, hulumtimet e këtij sajti kanë nxitur mjaft debate.

-Advertisement-

Përderisa femrat preferojnë meshkuj të shkurtë dhe me tatuazhe, meshkujt preferojnë biondina me flokë të gjata dhe sy të kaltër.

Megjithatë ekspertët thonë se ideja e një “partneri të përsosur” nuk ekziston, pasi që çdo person ka preferenca të ndryshme.

Meshkujt gjithashtu kanë cekur se iu pëlqejnë femrat që flasin gjuhën spanjolle, ndërsa femrat i preferojnë meshkujt që e flasin gjuhën frënge.

Është interesante se dy gjinitë janë pajtuar se u pëlqejnë admiruesit e qenve dhe ata që dëgjojnë muzikë të zhanrit pop.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera