Lifestyle

Femrat me këto shenja të horoskopit përpiqen që t’i mbështesin financiarisht burrat e tyre

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 27 July 2022

Prej kohësh, femrat kanë fituar një reputacion paksa të keq pasi thuhet se ato mbështeten financiarisht nga partneri i tyre.

Por sigurisht që ky nuk është rasti për të gjitha gratë, pasi ka nga ato që kujdesen për nevojat e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Në fakt, gratë e disa shenjave të horoskopit priren të bëjnë sa mundin vetëm e vetëm për të mbështetur financiarisht bashkëshortin e tyre.

Ujori

Interesante, Ujori është një nga shenjat më tërheqëse të zodiakut. Ato janë të njohur për ndërprerjen e shpejtë të marrëdhënieve me miqtë dhe anëtarët e familjes që nuk i mbështesin aspiratat e tyre në jetë. Përveç rritjes së karrierës, ato janë përgjithmonë në kërkim të rritjes personale dhe kjo shpesh i ndihmon të grumbullojnë pasuri të madhe gjatë jetës së tyre. Më pas, gratë e shenjës së ujorit priren të llastojnë partnerët e tyre me paratë e fituara.

Peshorja

Si një person i ndershëm dhe me karakter, gratë e shenjës së Peshores nuk e lejojnë kurrë një person tjetër të jetë përgjegjës për ta. Qoftë emocionalisht apo financiarisht, ato preferojnë të mbajnë veten dhe priren të bëjnë emër në karrierën e tyre, gjë që u sjell atyre siguri financiare. Nga dashuria për bashkëshortin ato shpesh përpiqen ta shpërblejnë atë me dhurata luksoze dhe ta sigurojnë financiarisht.

Bricjapi

Femra Bricjap e urren që të shfaqet si e dobët, prandaj bëjnë gjithçka që munden për të ndërtuar veten dhe për të grumbulluar një sasi monetare që në fillim të të 20-tave. Kur ato martohen, sigurohen që partneri i tyre e di se mund të kujdesen për ta dhe familjen vetë dhe shpesh dëshirojnë ta bëjnë këtë sepse nuk u pëlqen të marrin favore nga askush.

Të tjera