Lifestyle

Femrat duhet të mësojnë të jetojnë edhe pa burrat

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 29 September 2021

Në këtë material ju sjellim fjalët e thëna nga Mariangela Melato, një nga aktoret më të njohura italiane që ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare. Duke qenë përherë e pavarur në jetën e saj, ajo gjithmonë ka kërkuar që edhe femrat e tjera të bënin po të njëjtën gjë. Të ishin të pavarura në çdo aspekt, edhe në atë ekonomik. Mariangela duke iu referuar pavarësisë së femrave në shoqëri, u shpreh me këto fjalë mjaft frymëzuese për çdo femër në botë:

“Besoj fortësisht se femrat duhet të mësojnë të jetojnë edhe pa burrat. Një pjesë e mirë e jetës mund të jetohet edhe e vetme. Me këtë nënkuptoj të bëhesh pronarja e vetes, ta duash veten, të duash personat që të rrethojnë, ta duash edhe punën që bën. Pavarësia nënkupton edhe të duash vetminë tënde, të mos kesh frikë prej saj, përkundrazi të të pëlqejë vetmia dhe në vetmi të rritesh”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera