Lajme

Femra që fitoi medaljen e parë olimpike për Iranin, paralajmëron largimin nga vendi

Autori: Gazeta inFokus 09:01 | 13 January 2020

Femra e parë që ka fituar medalje olimpike për Iranin Kimia Alizadeh, ka paralajmëruar largimin nga vendi i saj i origjinës.

Ajo këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social instagram.

“Më lejoni të filloj me një përshëndetje, një lamtumirë ose ngushëllime”.

“Unë jam një nga miliona gra të shtypura në Iran me të cilat kanë luajtur me vite”, filloi shkrimi i saj raporton CNN.

“Më dërgonin kudo që dëshironin. Unë vishja çfarëdo që ata thonin. Çdo fjali që më porositnin të them. Unë e përsërisja. Sa herë që e panë të arsyeshme, ata më shfrytëzuan”, shkruante ajo, duke shtuar se kreditë për suksesin e saj shkonin gjithmonë tek krerët e shtetit.

Arsyeja e largimit të “Tsunamit”, janë shtypja e njerëzve dhe korrupsioni i lartë nga regjimi në Iran.

Alizadeh arriti që për herë të parë të fitonte medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike në “Rio 2016”.

Të tjera