Lifestyle

Femra, këto janë disa nga modelet e fundit të thonjve për stinën e verës. Hidhini një sy! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 08 August 2017

Ekspertët që merren me modelet më të fundit të thonjve, kanë sugjeruar si t’i bëni ato në stinën e nxehtë të verës.

Sipas tyre dominojnë ngjyrat tipike verore të ndezura, por jo të ngarkuara. Thjeshtësia dominon edhe në këtë stinë, ku mjafton që ato të duken bukur duke u kombinuar edhe me stilin e secilës femër. Në kohët e sotme, janë shtuar shumë femrat në të gjithë botën të cilat rregullojnë thonjtë duke i bërë me modelë të ndryshëm. Hidhini një sy disa prej modeleve më të fundit sipas ekspertëve:

1. Një ndër modelet e thonjve këtë verë janë ato me bazën ngjyrë të bardhë dhe ndonjë vizatim i thjeshtë sipër. Ide interesante.

-Advertisement-

2. Ngjyra e kuqe është vështirë të dalë nga moda. Ajo kombinohet me lehtësi me modele të ndryshme.

3. Ngjyra e perlës në këtë stinë është e preferuar shumë nga femrat te modelet e thonjve. Gjithashtu, mund të vendosni ndonjë figurë komike mbi të, si në foton që po shikoni.

4. Kur mendon stinën e verës, të vjen ndërmend ngjyra e kaltërt, si deti dhe qielli. Një mundësi e mirë për të pasur thonj të bukur në verë.

Burimi: ELLE

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera