Lifestyle

Fëmijët – në dhomë të vet!

Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 19 April 2018

Fëmijët që mbushin 3 vjeç dhe vazhdojnë ende të flenë me prindërit, në të shumtën e rasteve paraqesin shenja frike se mos humbasin nënën.

Kjo situatë shfaqet më shumë tek ata fëmijë të cilët që në moshë të vogël rriten nën kujdesin e dadove. Ky problem, duhet të zgjidhet patjetër para se fëmija të mbushë 6 vjeç, pasi në këtë moshë nisin edhe problemet me shkollën.

Qëndrimi për një kohë të gjatë larg nënës, mund të shkaktojë tek ai problem të ndryshme, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Çfarë mund të bëjmë?

Nëse fëmija vjen i frikësuar në krevatin tuaj nga një ëndërr që mund të ketë parë, nuk duhet në asnjë mënyrë që ti kundërpërgjigjesh me tone të larta të llojit “Prapë erdhe ti? Pse u çove?, Përsëri u trembe?, etj”.

Hapi i parë që nëna apo babai duhet të hedh në këtë moment, është të përqafoj fëmijën dhe të përpiqet ta qetësojë atë. Mos e detyroni fëmijën që të flejë i vetëm në një moment të tillë. Ju mund të shkoni dhe të flini bashkë me të në krevatin e tij.

Një metodë e mirë është ajo e tregimit të përrallave deri kur fëmijën ta zërë gjumi. Ju mund t’i përkëdhelni kokën, mund ta mbani pranë vetes deri sa të flejë.

Një pikë e rëndësishme që vlen të theksohet, është se kur ai trembet, në asnjë mënyrë nuk duhet ta merrni në krevatin tuaj, por duhet të shkoni ju në krevatin e tij.

Nëse fëmija juaj ka ndonjë lodër apo veshje që i pëlqen shumë, lëreni të flejë së bashku me të. Kjo gjë do ta bëjë atë më të qetë.
Përpiquni t’i krijoni kushte komode në dhomën e tij. Një dhomë me temperaturë nga 17-24 gradë, pa zhurmë, etj do të ishte ideale për të.

Nëse vendosni të blini ndonjë gjë për dhomën e fëmijës, merreni me vete edhe vetë atë. Në këtë mënyrë, fëmija do të ambientohet më shpejt me dhomën e vet. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera