Fëmijët, kureshtarë apo të indoktrinuar nga politika?! (Video)
Autori: Gazeta inFokus
18:04 | 23 June 2017
Indoktrinimi i fëmijëve në politikë, nga qytetarët dhe sociologët shihet si dukuri negative, derisa, përfshirjen e të rinjve në politikë e shohin si hap para për zgjidhjen e problemeve dhe ndryshimin e situatës aktuale.
Radio Evropa e Lirë ka anketuar disa qytetarë për të marrë mendimet se si e shohin ata indoktrinimin e fëmijëve dhe përfshirjen e të rinjve në politikë.
Genc Ramadani, studion ekonomi dhe është në vitin e tretë. Ai mbështet përfshirjen e të rinjve në aktivitete politike, por jo edhe indoktrinimin e fëmijëve.
‘’Mendoj që është hap i duhur përfshirja e të rinjve në politikë, pasi mendoj se askush nuk i dinë më mirë problemet dhe nevojat e të rinjve siç i dinë vet të rinjtë”.
“Derisa indoktrinomi i fëmijëve mendoj se është dukuri negative. Mendoj se askund në botë (qytetari) nuk është i përfshirë më shumë në politikë sesa në Kosovë”, thotë Ramadani.
Elbasan Cekaj, është student i bujqësisë. Edhe ai thotë se rinjve duhet t’u jepet hapësirë në politikë, por në asnjë formë fëmijëve.
“Mendoj që është meritë e madhe nëse të rinjtë do ta merrnin shtetin në dorë, pasi të vjetrit janë shpenzuar, sipas meje. Do duhej që t’u lënë hapësirën të rinjve”.
“Kurse, mendoj që fëmijët nuk duhet të kyçen në aktivitete politike. Këta që janë 18 plus, derisa nën këtë moshë, nuk mendoj që do duhej të merreshin me politikë.Gjithashtu, mendoj që papunësia e bën gjithë këtë që të rinjtë të merren me politikë, derisa tek fëmijët mendoj se kanë ndikim familja”, shprehet Cekaj.
Kurse, Sejdi Komati, qytetar nga Prishtina, thotë se fëmijët janë të mbrojtur me ligj dhe nuk duhet askush t’i keqpërdorë, aq më pak për interesa partiake.
“Indoktrinimin e fëmijëve në politikë nuk e shoh pozitiv. Duhet t’u përshtaten normave që i lejon Kushtetuta”, thotë Komati.
Përderisa, Sokol Krasniqi, mësimdhënës i lëndës së Edukatës Qytetare, thotë se fëmijët kanë shumë interesim për politikën, çka sipas tij, është ndikim që e marirn nga familjarët.
“Sa u përket fëmijëve nuk është veti e mirë. Mendoj se familja i nxit apo edhe ndikon që fëmijët të jenë pjesë e politikës. Unë ligjëroj Edukatën Qytetare dhe kur kemi tema për presidentin apo partitë politike, menjëherë fëmijët kyçen dhe janë shumë në rrjedha. Por, nuk kam vërejtur që ka pasur ndonjëherë konfrontim mes fëmijëve për parti politike”, thotë Krasniqi.
Edhe Mal Lokaj, mendon se indoktrinomi i fëmijëve në politikë është manipulim me ta.
“Pa qenë 18 vjeç, është manipulim i fëmijëve. Është e keqja e vendit. Është manipulim edhe nga ana e prindërve, mësimdhënësve dhe edukatorëve. Nuk është e nevojshme që fëmijët të ngarkohen me politikë. Është e dëmshme për fëmijën”, thotë Lokaj.
Por, çka thonë sociologët lidhur me indoktrinimin e personave që ende nuk i kanë mbushur 18 vjet, në politikë.
Sociologu Leotrim Sahiti, tha se fëmijët dhe në përgjithësi qytetarët kanë prirje të tregojnë interesim të lartë për politikën.
“Fëmijët duhet t’i ndjekin programet e tyre edukuese dhe specializuese dhe të mos i lejojnë prindërit dhe kujdestarët që të shikojnë debate politike mes kundërshtarëve politikë, sepse debatet e ashpra mes kundërshtarëve politikë, ndikojnë edhe tek fëmijët, edhe në orët mësimore ku ato devijojnë më pastaj”, thotë Sahiti.
Sipas Leotrim Sahitit, janë shënuar edhe raste kur kishte konflikte verbale nëpër shkolla për shkak të preferencave të ndryshme politike, çka dëshmon për indoktrinimin e tyre.
Edhe organizatat joqeveritare që kanë vëzhguar zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 11 qershor, kanë nxjerr si një prej shkeljeve të partive politike, përdorimin e fëmijëve nëpër fushata dhe tubime politike. /REL/Telegrafi/

T� tjera
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...


































