Fëmijët kosovarë me aftësi të kufizuara shkollohen, por nuk dinë shkrim as lexim
Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 12 November 2018
Strategjia Nacionale për të Drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë 2013-2023 ka qenë temë e diskutimit në Komisionin për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.
Për strategjinë është thënë se përkundër që ka disa arritje ende ka shumë punë për t’u bërë.
Në këtë komision ishin paraparë që të raportojnë ministri i Punës Skënder Reqica, ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi, ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli dhe ministri i Kulturës Kujtim Gashi.
Por përveç ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi të tjerët nuk kanë marr pjesë në këtë komision. Ministri i Arsimit, ka paraqitur ato që MASHT ka bërë për zbatimin e strategjisë.
Ai tha se i kanë adresuar të gjitha ato që dalin ga ajo strategji dhe që kanë të bëjnnë me MASHT-in.
“Për herë të parë MASHT ka bërë një angazhim dhe në grantet ka futur në buxhet që të ketë edhe 100 asistentë. Këta asistentë iu kanë ndarë komunave. Janë punësuar 9 mësues mbështetës. Janë punësuar dy profesorë të gjuhës së shenjave”, tha ai.
Por pavarësisht kësaj Bytyqi tha se ka ende punë për t’u bërë në lidhje me këto kategori.
Zëvendësministrja e Kulturës Leonora Morina Bunjaku, tha se në shënimin e Ditës Botërore të personave me aftësi të kufizuara kanë punësuar tre persona të kësaj kategorie për tri ditë punë.
Bujar Kadriu nga Organizata Forumi Kosovar i aftësisë së kufizuar, ka kritikuar ministrat që kanë munguar në këtë mbledhje, duke thënë se nuk kanë kujt t’i adresojnë problemet që i kanë.
“Akterët që ne duhet t’iu adresohemi nuk janë këtu, mungon ministri i Punës. Nuk e di kujt t’i bëj pyetje. Edhe Ministria e Shëndetësisë. Këto ministri janë përgjegjëse për zbatimin e strategjisë nacionale për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara”, tha Kadriu.
Sipas tij strategjia nacionale për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara ka pasur regres.
Nga Shoqata e të Shurdhërve, Enver Kurtalani, ka thënë se shumica e fëmijëve që janë të verbër përfundojnë shkollimin dhe nuk dinë shkrim dhe lexim.
“96 përqind prej tyre qa e kryejnë shkollën nuk dinë shkrim dhe lexim. Pra, janë analfabetë funksional. Ju lutem edukimi i fëmijëve tanë është shumë mëkat se në shekullin 21 flasim për ata që nuk dinë shkrim dhe lexim”, tha ai.
Kurse, Sebahate Beqiri, nga Down Sindrome, ka thënë se përkundër që ka disa arritje, ende gjendja vazhdon të jetë e rëndë.
“Numrin e madh të asistentëve që paguhen nga prindërit. Numri i asistentëve duhet të jetë 100 dhe ende nuk është e sigurt se do të fillojnë në vitin 2019. Sa i përket ekipeve vlerësuese kemi dyshime që nuk janë funksionale. Ne shprehim shqetësimin tonë edhe për shprehjet që janë nëpër libra sindroma down paraqitet me një term që është i ndaluar”, tha Beqiri.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...