Rozë

Fëmijët e të famshmëve, me llogari personale në Instagram

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 20 October 2017

Yjet e njohura të estradës shqiptare gjithmonë janë në qendër të publikut dhe medieve rozë.

Çfarëdo që ata bëjnë bie në qendër të vëmendjes, transmeton Gazeta Express.

Por, hiç më larg vëmendjes nuk mbesin as fëmijët e tyre.

-Advertisement-

Duan apo nuk duan artistet, disa nga fëmijët e yjeve të njohura sot janë kthyer në figura po aq të njohura sa vetë prindërit e tyre.

Falë prindërve të tyre të cilët publikojnë imazhe në rrjetet sociale, ata janë kthyer  në personazhe shumë të njohura.

Por, së fundmi po ndodh një ‘trend’ i ri i fëmijëve të VIP-ve shqiptarë.

Që në fëmijëri ata kanë llogari personale në rrjetet sociale me fotografi të tyre e me mijëra ndjekës gjë që tregon interesimin e madh që kanë për ta.

Një nga ta është Tiani, djali i çiftit të njohur Altuna Sejdi-Tuna dhe Patris Berisha.

Tiani i vogël kishte vetëm 14 ditë jetë kur u bë me llogari personale në Instagram.

Profili i tij është i mbushur me fotografi që nga lindja e deri në ditët e sotme.

Me llogari personale në Instagram është edhe Kaia, vajza e dytë e aktores së njohur Teuta Krasniqi.

Madje, Kaia ka mbi dy mijë ndjekës.

Blin Berisha, është fëmija tjetër që ka Instagram me emrin e tij. Blini është djali i reperit të njohur Lumi B.

Edhe Blini ka fotografi të shumta e mbi të gjithë ka mbi tre mijë ndjekës.

Të hapura nga prindërit e tij apo nga fansat , sido që të jetë numri i madh i ndjekësve tregon se ata gjithmonë janë në qendër të vëmendjes së publikut.

Kujtojmë se shumë yje të njohura kanë dhënë kritika se po keqpërdoren fotografitë e fëmijëve të tyre. Por, harrojnë se janë vetë ata që publikojnë imazhe të fëmijëve tërë kohën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera