Lajme

Fëmijët e Shqipërisë do të vijojnë mësimin në shkollat e Kosovës

Autori: Hateme Smajli 12:53 | 29 November 2019

Mbi 1 mijë shqiptarë janë strehuar në Kosovë pas tërmetit shkatërrues në Durrës dhe zonat e tjera të prekura nga kjo goditje shkatërruese.

E shumë prej tyre të strehuar në Parkun Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman por edhe në shtëpi private janë fëmijë, shkruan gazeta inFokus.

Shkelzim Murtezi, kryetar i Asosacionit për Mbështetjen e Arsimit në Republikën e Kosovës tha për gazetën inFokus se janë duke bërë identifikimin e fëmijëve të strehuar në Kosovë në mënyrë që të njëjtit të vijojnë mësimin në shkollat e Kosovës.

-Advertisement-

“Jemi duke bërë identifikimin e fëmijëve të strehuar në Kosovë në mënyrë që të mundësojmë shkollimin e tyre në kuadër të shkollave tona dhe në kuadër të këtij plan veprimi, kemi kontaktuar të gjitha agjencitë e autobusëve dhe organizatat në Kosovë për të marrë evidencat e personave që kanë hyrë”, tha Murtezi.

Ai gjithashtu tha se numri i tyre pritet të rritet gjatë të premtes sepse janë nisur edhe autobus të tjerë dhe gjatë javës do të kenë një regjistrim më të plotësuara.

Mirëpo sipas tij kanë informata se nga e premtja këto agjensione do të ndalin me kaq transportimin e njerëzve nga zonat e prekura nga tërmeti.

“Besojë që gjatë kësaj javë e kemi regjistrin më të plotësuar ngase po pranojmë çdo ditë evidencat nga të gjitha linjat e autobusëve. Kemi marrë edhe informacione që  autobusët po donë me ndërpre aksionin,” deklaroi Murtezi./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera