Lifestyle

Fëmijët e parë janë më të mençurit

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 19 June 2018

Lajm i cili mund t’i përçajë familjet anë e mbanë globit: fëmijët e parë janë gjithë më të mençur sesa vëllezërit e motrat e tyre.

Hulumtuesit e Universiteteve të Houston-it, Sheffield-it dhe Wales-it kanë zbuluar një lidhje të fortë negative mes renditjes së lindjes dhe inteligjencës së fëmijëve, transmeton Telegrafi.

Pra, aq më shumë vëllezër e motra të mëdhenj që keni, aq më pak inteligjentë mund të jeni.

-Advertisement-

Hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se fëmijët e parë kanë tendenca të kenë më shumë vetëbesim për inteligjencën e tyre, ndërkaq të vegjlit janë më të prirë të kenë mungesë vetëbesimi në aftësitë e tyre skolastike.

Por, përse ndodhin këto dallime?

Sipas hulumtuesve, gjithçka varet nga vëmendja që prindërit ua kushtojnë fëmijëve.

Aq më shumë fëmijë që kanë, aq më pak vëmendje ka gjithsecili fëmijë dhe aq më pak të prirë janë ata të performojnë mirë në teste akademike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera