Lifestyle

Fëmijët e lumtur kanë prindër që i bëjnë këto gjëra

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 07 February 2019

Si prind, ju duhet ta dini se lumturia e fëmijës kryesisht varet nga ju.

Dhe kjo gjë është e mirë, sepse nëse ekziston ndonjë person që është i gatshëm dhe i aftë të bëjë çdo gjë për ta bërë fëmijën e lumtur, padyshim se është prindi,

Fatmirësisht ka shumë hulumtime që janë kryer mbi këtë çështje gjatë dekadës së fundit.

-Advertisement-

Më në fund shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë se cilat shprehi apo sjellje duhet prindërit t’i përvetësojnë në mënyrë që të rrisin fëmijë të lumtur.

Prindërit kanë lidhje të fortë me njëri-tjetrin
Para çdo gjëje tjetër, rëndësi të madhe ka ajo se si prindërit komunikojnë me njëri-tjetrin.

Sipas shkencëtarëve, fëmijët që rriten në familje me shumë konflikte kanë tendenca të kenë jetë më të keqe krahasuar me fëmijët që rriten në një shtëpi ku prindërit e kalojnë mirë me njëri-tjetrin.

Prindërit kanë lidhje të fortë me fëmijët
Lidhja e mirë mes fëmijës me prindërit rezulton në fëmijë të lumtur dhe ky koncept duhet të fillojë qysh kur fëmija është bebe.

Prindërit e fëmijëve të lumtur kanë më pak stres
Bazuar në studimet e sociologëve, sasia e kohës që e shpenzoni me fëmijët nuk është se ka shumë ndikim në mënyrën se si zhvillohen fëmijët. Në fakt, një aspekt ku koha që e shpenzon prindi me fëmijën mund të jetë e dëmshme është kur prindi është i stresuar.

Prindërit e fëmijëve të lumtur ua mësojnë atyre vlerën e dështimit
Vlera e dështimit është një prej gjërave më të rëndësishme që mund t’i mësoni si fëmijë dhe kjo ndikon në mënyrën si reagoni kur dështoni (pas një suksesi të madh, fillimisht duhet të vijë një dështim i madh).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera