Lajme

Fëmijët e këtyre invalidëve të luftës iu bashkuan AAK’së

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 19 January 2021

Kreu i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se në listës së kësaj partie nga Skenderaj, iu janë bashkuar dy të rinj nga familje atdhetare.

Haradinaj ka prezentuar Feriz Shalën nga Buroja bir i invalidit të luftës dhe të burgosurit politik Avni Shala dhe Diellza Rexhepi, bijë e invalidit të luftës Naser Rexhepi.

“Feriz Shala nga Buroja, bir i invalidit të luftës dhe të burgosurit politik Avni Shala, është student i Psikologjisë, i angazhuar në organizatën rinore të Aleancës që nga fillimi i aktivitetit të tij në politikë.
Më e reja në moshë në listën e kandidatëve të Aleancës, është nëntëmbëdhjetë vjeçarja nga Kopiliqi i Epërm Diellza Rexhepi, bijë e invalidit të luftës Naser Rexhepi. Ajo është laborante e Biologjisë. E përgëzoj për guximin dhe ambicien e saj për të qenë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera