Fëmijët e dëshmorëve protestojnë të hënën kundër deklaratave të Kurtit për Ivanoviqin
Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 20 January 2023
Fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së, kanë paralajmëruar se të hënën, më 23 janar, do të protestojnë para qeverisë, kundër deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj politikanit serb, Oliver Ivanoviq, të cilën e quajtën provokim dhe tentim për të amnistuar kriminelin e luftës.
Berat Rexhepi, në emër të këshillit organizativ të protestës, ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin për fjalimin që ka bërë ndaj Oliver Ivanoviqin, derisa tha se motoja e protestës është “Kryeministër, mos na shkel në gjak. Stop, devijimit të historisë”.
“Fjalimi i kryeministrit të Kosovës dhe oligjeja e tij për Oliver Ivanoviqin, i dënuar për krime ndaj popullsisë shqiptare, ishte një tronditje e radhës dhe një fyerje e rënd publike për të gjithë ne, prandaj të indinjuar thellë me veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe tentimin e tij për të amnistuar kriminelin e luftës, ideatorin dhe kryerësin e vrasjes së shqiptarëve-civilëve, ideatorin dhe organizatorin e rojeve të urës Oliver Ivanoviq, ne fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thërrasim protestë paqësore me moton “kryeministër mos na shkel në gjak, stop devijimit të historisë”, tha ai, duke shtuar se protestado të mbahet të hënën para ndërtesës së Qeverisë, Ndërsa, nisja bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 12:00.
Ai shtoi se përmes kësaj proteste duan të tregojnë që ka ardhur koha për t’u distancuar dhe për t’i ndërgjegjësuar të gjithë përfaqësuesit politike, pa përjashtim pozite apo opozite
“Në këtë protestë ftojmë të marrim pjesë të gjithë qytetarët pa asnjë dallim të cilët mendojnë se heshtja ndaj veprimeve destruktive dhe të rrezikshme është një bashkëngjitje në faj. Përmes kësaj proteste duam të tregojmë që ka ardhur koha për t’u distancuar dhe ndërgjegjësuar të gjithë përfaqësuesit tonë politikë, pa përjashtim pozitë apo opozitë, për më shumë kujdes dhe maturi, përgjegjësi ndaj historisë, të tashmes dhe të ardhmes së vendit tonë. Baballarët tonë kanë luftuar në borë e në shi, atëherë ne e kemi obligim për kundër motit të vështirë të mbrojmë të drejtën dhe të vërtetën”, tha ai.
Edhe Tefik Sejdiu, nga Mitrovica i cili tha se ka të vrarë tre anëtarë të familjes nga Oliver Ivanoviq, bëri thirrje nga të gjithë për t’iu bashkuar protestës që do mbahet me 23 janar.
“Më 14 prill të vitit 1999, Oliver Ivanoviq, krimineli më i madhi në rajonin e Mitrovicës i ka vrarë tre anëtarë të familjes time dhe 28 shqiptarë tjerë, ku i ka vrarë e masakru, dhe Albin Kurti ta quaj hero, është marre për të. I lus gjithë shqiptarët kudo që janë që të hënën në protestë të vinë një numër sa më i madh”, tha Sejdiu.
Sipas organizatorëve, përgjatë 23 viteve të pasluftës, në emër të popullit janë bërë dhe po bëhen veprime dashakeqe, deklarata të pamatura dhe veprime të rrezikshme nga përfaqësuesit tonë politikë, pasi në emër të popullit po ofendohet populli dhe sakrifica e tij për liri.
Të tjera
-
Tentoi ta shpëtonte motrën, bie tragjikisht nga dritarja edhe tjetra në Itali
Një tragjedi në Genova të Italisë ka ndodhur në një familje shqiptare. Atj...
-
Musk mund të kthehet në “mollë sherri” mes ShBA-së dhe BE-së
Vendimi i Elon Musk për të biseduar me lideren gjermane të ekstremit të d...
-
Reuters: Tranzicioni i sektorit të energjisë Kosovës do t’i kushtojë 4.5 miliardë euro
Mediumi i njohur Reuters, i ka kushtuar një artikull rritjes së çmimit të ene...
-
Dalin pamjet e aksidentit të rëndë në Prizren, ku mbetën të lënduar katër persona
Katër persona kanë mbetur të lënduar si shkak i një aksidenti që ka ndodhur m...
-
Osmani uron Krishtlindjen Ortodokse
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se në këtë ditë feste, uroj të gjithë besim...
-
PDK me mbi 1,700 tubime anembanë Kosovës – Hapja zyrtare e fushatës më 11 janar
Prishtinë, 7 janar 2025 – Partia Demokratike e Kosovës (131) ka mbajtur sot n...
-
Bedri Hamza viziton babain e sëmurë të Thaçit në spital
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Bedri Hamza, është parë sot në...
-
Ilir Meta mbërrin në SPAK
Ish-kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta ka mbërritur në ambientet e SPAK-ut rr...
-
Bedri Hamza tregon pesë prioritetet e tij për ta bërë Kosovën ma të mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video ku fle...
-
Pamje të tërmetit të fuqishëm në Tibet, konfirmohen dhjetëra të vdẹkur
Të paktën 53 persona kanë vdekur pasi një tërmet i fuqishëm ka goditur rajoni...
-
DW: Dhjetëra mijëra gjermanë shkojnë për të punuar jashtë vendit
Paga dukshëm më të larta dhe kushte më të mira pune – gjithnjë e më shumë gje...
-
Demoluan disa vila dhe një shtëpi, arrestohen dy persona në Prizren
Dy persona janë arrestuar pasi që dyshohen se i kanë demoluar disa vila dhe s...